Ringjallja e Krishtit, festohet sot për besimtarët ortodoksë, ndërsa domethënia e datë le të na ripërtërijë shpirtrat të gjithëve. Të përfshirë në këtë atmosferë edhe shumë personazhe të njohur që i përkasin apo nuk i pëkrasin besimit ortodoks kanë ndarë urimet e tyre.
Disa nga ata janë angazhuar edhe në ngjyerjen e vezëve të Pashkëve, të tjerë kanë bërë një udhëtim për t’i festuar gëzueshëm, ndërsa disa duke dëgjuar thirrjen e Jezusit “lërini fëmijët të vijnë te unë”, ua kanë lënë gjithë vendin e nderit në urim, fëmijëve të tyre, në të vërtetë më të mëdhenjve prej nesh, prej çiltërsisë që ata kanë.

Edi Rama
Nga Korça, Gezuar Pashket!

Ardit Gjebrea
Krishti u Ngjall! Gëzuar Pashkët!

Ermal Mamaqi
Krishti u ngjall. Gezuar Pashkën miq.

Viola Spiro
Gezuar Pashket !🻠Mbaresi dhe lumturi

Era Rusi
Gezuar pashket miq. Shendet e mbaresi per te gjithe.

Sonila Meço
Gazetarja ka ururar Pashkët me këtë foto të së bijës, Amaris!
Pashket roze te Amarisit:
'Sikur te kisha edhe floket roze do isha nje tullumbacke gjigande roze per Pashke'
Gezuar nga ne!

Julka Gramo
Në urimin e Julkës shfaqet edhe një skenë tipike shqiptare, kur në duart e fëmijëve të saj me mbiemrin Islami, qëndrojnë vezët e kuqe të Pashkëve.
Gezuar Pashket! Gezofshi prane familjeve tuaja sot edhe nese nuk festoni.

Renato Mekolli
Ai ka shkuar t’i festojë në Greqi. Edhe pse po i kalon buzë detit, duke shijuar plazhin apo qengjin e pjekur në natyrë, mbrëmë në mesnatë Renato ka qenë në kishë për të festuar orën e Ringjalljes së Krishtit.

Eli Fara
Një korçare shfaqet me një pamje amvise edhe në një ditë të shënuar, që ajo e ka kaluar në një mjedis familjar, me shportën e vezëve në duar.
“Gezuar Pashket!!! Krishti u ngjall!!!”