Në të gjithë botën, e diela e dytë e muajit maj njihet si Dita e Nënës. Kështu u festua fillimisht në Amerikë, e cilësuar jo vetëm si dita e nënës, por edhe e familjes dhe influencës së nënës në shoqëri, e më vonë mori përmasa të gjera, derisa sot, në respekt të nënës përulen i madh e i vogël.
Të solidarizuar me një ditë si kjo, edhe personazhe të njohur shqiptarë kanë postuar foto të nënave të tyre për t’u uruar festën, edhe pse në Shqipëri, si dita Dita e Nënës njihet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Bleona
Mami Oli, të dua më shumë se sa fjalët mund ta përshkruajnë – je një heroinë e vërtetë! Në të gjitha kuptimet e fjalës, në të gjitha mënyrat. Faleminderit që më ke dhënë jetë dhe faleminderit që vazhdon të jesh Ò«do ditë pjesë e jetës sime. Të adhuroj. Uroj që në të ardhmen të jem sa 10 për qind e jotja me fëmijët e mi. Gëzuar Ditën e Nënave!

Almeda Abazi
Shpirti im, mami gëzuar Ditën e Nënës!

Rovena Dilo
Gëzuar Ditën e Nënës, e shtrenjta ime!! #mymom #SilviaVreto #19vjeç #gëzuarditenenenestegjithave.

Manjola Nallbani
Zemra e një femre nuk di sa dashuri është e aftë të mbajë, deri në çastin që bëhet nënë. Këto lule janë për secilën nga ju miket e mia, që jeni mama dhe për mamatë tona të shtrenjta!

Rona Nishliu