Edmond Tupe është një nga të paktët prindër që ka folur në publik për gjendjen  shëndetësore të djalit të tij, i cili është autik, duke u bërë kështu një promotor për këtë çështje. Ai i ka dedikuar edhe një libër të birit, që është një libër për autizmin në Shqipëri për të cilin deri vonë është folur pak.

Por, mbrëmë, në pjesën e fundit të emisionit “Zonë e lirë” ku Tupe, është vazhdimisht i pranishëm, Arian Çani e ka pyetur Tupen për djalin tjetër të tij. Dhe Tupe ka treguar që ka një djalë nga martesa e parë, me të cilin, për mënyrën si ka ardhur jeta, nuk komunikon. “Po është e vërtetë, kam një djalë tjetër nga martesa ime e parë, por nuk e takoj kurrë. Ka lindur  në vitin 1980, pra është 36 vjeç. Këshut na ka ardhur jeta. Nuk flas e nuk komunikoj me të, por rëndësi ka të jetë mirë. Ai jeton në Kanada”, ka treguar shkrimtari, përkthyesi dhe pedagogu i njohur, një nga intelektualët që, edhe pse me sfida familjare, mbetet shumë i angazhuar.