Një prej mikeshave të tij të hershme, por edhe bashkëpunëtoreve besnike, Òªiljeta Xhilaga, e ka uruar në ditën e lindjes kantautorin Flori Mumajesi siÒ« di vetëm ajo, me mënyrën e saj të sinqertë. Nostalgjike për një miqësi jashtë Ò«do interesi, Òªiljeta shkruan në statusin e saj se me Florin ka filluar të punojë rreth 17 vjet më parë dhe vitet treguan se miqësia e tyre ka qenë e konsoliduar dhe e fortë. Duke kujtuar vitet e para të bashkëpunimeve, spektaklet që organizonin, por edhe këngët që Flori ka bërë për të, Òªili ka zbuluar edhe një sekret, që shumica nga ne nuk e kemi ditur për Florin. Një pjesë e miqve, në atë kohë Florit i thërrisnin “PiÒ«u”. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj nofke, por me siguri ka qenë ogur për Florin dhe suksesin e tij. Tregues për këtë janë kujtimet e miqve të ngushtë, që kujdesen gjithmonë edhe për gjërat më të imta – dhe që mbeten përherë më të bukurat.

Këtë djalin këtu, që sot është bërë kaq i madh, e njoh që kur punonim tek "Radio Stinët"... Ti bëje DJ Florin, ndërsa unë prezantoja këngët e vitit, diku 17 vjet më parë... S'besoj se e ke harruar Arqilenë, pronarin. Kujtoj që të kam bërë edhe një kavie dhuratë në ato vite, që nuk jetoi shumë gjat fatkeqsisht. Si tani i mbaj mend kohët kur vije më ndihmoje në provat e "RinFest", konkursit që bëhej mes gjimnazeve. Ka dhe sa e sa kujtime të tjera ndër vite, kujtime të një shoqërie të pastër, ku parësore ishte dashuria për mikun/eshën dhe muzikën, në ndryshim nga tani, ku për shkak të interesave, është e vështirë të ekzistojnë shoqëritë mes artistëve. Nuk i harroj orët e gjata në "Radio Energy", ku gjithmonë vija me çokollata në studio me vete, por edhe me ide të qarta... Kisha menduar klipin, fabulën, veshjet, madje edhe sandalet i kisha zgjedhur, vetëm kënga na mungonte. Kam shumë kujtime të bukura me ty "Piçu"... Shumë pak e dinë që një pjesë e jona dikur të thërriste "piçuu". Herën e fundit kur isha në studio tek ty, para një muaji, teksa po kopjonim të gjitha këngët e mia ndër vite, të realizuara nga duart e tua të arta më the: "Tani që po i dëgjoj sa këngë kam bërë për ty, po kuptoj që kam punuar me shumë dashuri"... Dhe unë sot, në ditën tënde të lindjes, doja të të falenderoja nga zemra për çdo këngë që ke punuar për mua. Dashuria dhe pasioni për këngën mos t'u shteroftë kurrë! Vitet do të shkojnë, por ti do të mbetesh gjithmonë shoku im i pakohë, sepse shoqëria e vertet nuk njeh afat ... Edhe 100 vjec PiÒ«u!
