Fasada e Muzeut Kombëtar, një nga vlerat më të mëdha historike të kryeqytetit, prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të dëmtime që po pëson dhe nevojës urgjente për ndërhyrje. Po ku ccalon puna për rikonstruksionin?
Drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, thotë se ndërhyrja parashikon rikonstruksionin e plotë të fasadës. Dëmtimi i rrjetit të shkarkimit të ujit në godinë, ka dëmtuar më shumë mozaikun: “Dëmtime të konsiderueshme paraqet rrjeti i shkarkimit të ujërave, tubacionet e së cilës përshkojnë në brendësi fasadën jugore të Muzeut, në faqen e së cilës është pozicionuar Mozaiku. Depërtimi i lagështirës në brendësi ka degraduar suportin në të cilin mbështetet mozaiku, duke i shkaktuar plasaritjen e sipërfaqes dhe shkëputjen e teserave”, - ka thënë Dollani.

Rënia e gurëve apo plasaritja e hapësirës ku shtrihet mozaiku, bën që me një sy të lirë të shohësh një pamje aspak dinjitoze për një institucion kombëtar. Duket sikur bashkë me gurët e rënë do të agravohet dhe gjendja e tablosë që më shumë se 30 vjet është kthyer në një shenjë identifikuese për kryeqytetin. Drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, shprehet se nuk është në dijeni që është hartuar një kosto e tillë për rikonstruktimin e mozaikut. Sipas saj, gjendja në të cilën ndodhet kjo vepër është kritike. Në verën e vitit të shkuar një grup pune nga Instituti i Monumenteve diagnostikoi një sërë problemesh në mozaikun e Muzeut Kombëtar. Problemet, sipas Dollanit, janë më të thella se ato që duken në sipërfaqe, pasi rikonstruktim nuk kërkon vetëm mozaiku, por dhe rrjeti i shkarkimit të ujërave të institucionit”. Dëmtime të konsiderueshme paraqet rrjeti i shkarkimit të ujërave, tubacionet e së cilës përshkojnë në brendësi fasadën jugore të muzeut, në faqen e së cilës është pozicionuar mozaiku. Depërtimi i lagështirës në brendësi ka degraduar suportin në të cilin mbështetet mozaiku, duke i shkaktuar plasaritjen e sipërfaqes dhe shkëputjen e teserave”,- thotë Dollani. Sipas saj, ndërhyrja parashikon rikonstruksionin e plotë të fasadës së muzeut, përfshirë këtu dhe mozaikun. “Ky është një nga prioritetet e ndërhyrjes në objektin e Muzeut Kombëtar”,- thotë ajo. Sipas Dollanit, pas evidentimit të problemeve u morën masa për evitimin e dëmtimit të mëtejshëm. Dollani thotë se është duke u punuar për hartimin e projektit se si do të ndërhyhet në fasadë, pasi është një proces që kërkon kujdes për të ruajtur autenticitetin e veprës. I ndërtuar në vitin 1981, ky mozaik është vepër e pesë artistëve: Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Konstandini. Mozaiku është 400 m katror, 40m x 10m. Vetë autorët e veprës që kanë punuar gati 1 vit e gjysmë për të krijuar këtë vepër frymëzuese të së shkuarës, janë shprehur kundër degradimit të mozaikut. Ata kanë ngritur zërin shpesh në media duke kërkuar ndërhyrje që kjo vepër të mbetet si pjesë e një kujtese historike.
Burimi: Shqip