Revista Forbes anullon titullin e saj për Kylie Jenner, si miliarderja më e re në histori. Sipas publikimeve të fundit të kësaj reviste, Kim Kardashian është më e pasur se motra e saj e vogël.
Në listën e përpiluar nga revista për gruan më të pasur në botë, për vitin 2020, Kim renditet sipër Kylie me një pasuri prej 597milion paund. Ndërsa pasuria e Kylie Jenner kap vlerën 536 milionë paund.
Megjithatë thuhet se linja kozmetike e Kardashian, "KKW Beauty", është ndikuar gjithashtu nga pandemia. Sipas Forbes, tani 72% të aksioneve të kësaj kompanie vlersohen me 500 milion dollarë, ndërsa në vlerësimin që i është bërë në muajin qershor arrinte në 1 miliard dollarë.
Të dyja motrat e famshme kanë themeluar kompani me produkte make up-i dhe ndër vite fama e tyre është shtuar për shkak të “Keeping Up Ëith The Kardashians”. Mirëpo spektakli i njohur vitin e ardhshëm do të marrë fund, pas 14 vitesh të shoqëruara me shumë zhurmë e skandale.