Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një prej çifteve më të dashur dhe më jetëgjatë në historinë e showbiz-it shqiptar. Ata kanë një martesë të lumtur dhe dashuria e tyre është kurorëzuar para 24 viteve me një djalë, i cili quhet Plator dhe ka trashëguar talentin e prindërve. Mihrija dhe Naimi kanë treguar në çdo dalje publike se kanë shumë humor dhe janë mendjehapur. Madje, edhe pyetjeve të sikletshme, ata dinë t`iu përgjigjen natyrshëm.
Të ftuar në emisionin “Sevenbizz”, ata janë vendosur përballë pyetjes se kë do të kishin zgjedhur për partnerë nëse nuk do të ishin të martuar bashkë. Pa hezituar aspak, çifti i njohur ka dhënë një përgjigje konkrete. Mihrija ka zgjedhur këngëtarin nga Kosova, Ramadan Krasniqin, me arsyetimin se ai është beqar. Ndërsa Naimi është përgjigjur me humor: “Meqë Mimoza Shkodra nuk po rehatohet e nuk po stabilizohet, kush është ai që mund ta rehatojë? Unë!” Ata e kanë marrë me shumë humor këtë situatë, madje Mihrija ka treguar duke qeshur se kur Bleona Qerreti u nda nga i dashuri, Naimi i tha se nëse nuk e merrte askush, do ta merrte ai.