Mes personazheve të njohur që shkëlqyen në tapetin e kuq ishte edhe modelja e njohur Iskra Lawrence. Ajo nuk kaloi pa u vënë re teksa ndërroi dy veshje gjatë mbrëmjes. Njëri prej fustaneve, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u përfol edhe në mediat ndërkombëtare ishte i stilistit shqiptar Valdrin Sahiti.
Fustani i parë ishte saten, ngjyrë e kaltër, ndërsa ai i stiluar nga Valdrin Sahiti ishte më voluminoz, stil princeshe, i fryrë dhe i mbushur me fruda. Fustani në nuancat e rozës dhe lejlas kishte një bisht të gjatë që i jepte edhe më shumë madhështi. Vetë Valdrini ka postuar në Instastory foto dhe video të modeles së njohur duke theksuar që veshja mban emrin e tij.
Duhet të themi që zgjedhja e Iskra-s ishte perfekte!