Si rrallëherë modelja e njohur dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” foli për betejën e vështirë me aknet. Ajo rrëfeu për herë të parë se ka vuajtur nga aknet për shumë vite dhe se kjo gjë ka krijuar shumë pasiguri tek ajo. Kendall ka treguar se e kishte të vështirë t`i shinte njerëzit në sy dhe se mbulonte fytyrën me duar kur fliste me ata.

Gjithmonë e krahasonte lëkurën e saj me akne me lëkurën e pastër të së motrave dhe ndihej keq për këtë fakt, madje të shumta kanë qenë herët që ajo ka shpërthyer në lot. Megjithatë, motrat e saj kanë qenë aty për ta mbështetur, si gjithmonë. Kendall ka përfituar për të dhënë një mesazh për të gjithë ata që ndodhen në të njëjtën situatë si ajo dikur. Ajo ka treguar se nuk i ka lejuar aknet ta mposhtnin dhe se më të rëndësishëm janë njerëzit që të rrethojnë, falë të cilëve ajo arriti të rifitonte vetëbesimin.