Emri i Valdrin Sahitit po përmendet gjithmonë dhe më shumë në tapetin e kuq të evenimenteve të rëndësishëm ndërkombëtare dhe nuk ka munguar as në Bit Awards. Ai ka veshur shumë personazhe të njohur të boës së showbiz-it dhe së fundmi dy nga këngëtaret e grupit Little Mix janë shfaqur të veshura me fustanet e stilistit shqiptar.

Jesy Nelson dhe Jade Thirlwall shkëlqyen në tapetin e kuq të Brit Awards dhe u listuan ndër të veshurat më mirë. Jesy kishte zgjedhur një fustan të zi me dantellë, stil sirene, ndërsa Jade një fustan të bardhë të çarë te këmba dhe të mbushur me kristale.