
Lajmi i shumëpërfolur i rikthimit të Belen me balerinin, Stefano De Martino u konfirmua më në fund nga paparacët e revistës Chi. Ata mundën të siguronin foto të çiftit gjatë një fundjave romantike në Napoli, së bashku me djalin e tyre, Santiago. Belen dhe Stefano u fotografuan duke u puthur nga dritarja e hotelit ku po pushonin, ndërsa më vonë në restorantin ku po darkonin.

Para dy ditësh djali i çiftit të famshëm kishte ditëlindjen dhe e festoi me të dy prindërit pranë, më të lumtur se kurrë. Edhe pse në profilet e tyre në rrjetet sociale, asnjëri prej tyre nuk postoi foto së bashku, një llogari fansash ka bërë publike një foto të çiftit dhe djalit të tyre që festojnë së bashku 6-vjetorin e të voglit.
View this post on Instagram
Belen dhe Stefano shfaqen të përqafuar, ndërsa Santiago duket i përhumbur nga torta e madhe që ka përpara.

Epo, tani nuk ka më dyshime dhe mendojmë se shumë shpejt edhe ata do të detyrohen ta pranojnë!

