Kostumet janë armë e fortë e veshjeve të Rudina Magjistarit. Profili klasik i moderatores së njohur e gjen veten shpesh me veshjen e sigurt të çdo sezoni, por sidomos nëse koha është gri e me shi, si këto ditë të freskëta maji.
Me ngjyra të errëta, te ndezura dhe jo rrallëherë edhe të guximshme, kostumet e Rudinës janë shpesh dekori më interesant i studios së pasdites.
Edhe pasditen e sotme, moderatorja e Tv Klanit zgjodhi dy ngjyra të forta në veshjen e saj. Kostumi i gjelbër, i kombinuar me një t-shirt portokalli, i dhanë më shumë dritë studios së saj këtë pasdite.
Megjithatë, më shumë se në çdo ditë tjetër, kostumet janë një veshje e sigurt e Rudinës në ditët më shi. Këtë, moderatorja e ka shkruar edhe në foton që ka postuar në profilin e saj në Instagram: “Vetëm një gjë më ngushëllon për shiun: kostumet në gardërobë…” – shkruan Rudina.
Si për rastësi, edhe Manjola Nallbani, e ftuara e Rudinës, kishte zgjedhur gjithashtu një kostum për studion e njohur të Tv Klan.