Fansat janë në gjendje të zbulojnë shumë detaje rreth jetës së personazheve të famshëm duke qenë se qëndrojnë gjatë në profilet e e tyre duke investiguar. Së fundmi ka pasur shumë lajme për Butrint Imerin dhe pushimet e tij këtë shtator. Pse? Fillimisht u aludua se ai ishte me pushime me moderatoren e njohur Kiara Tito.
Fakti që të dy po pushonin në Greqi, i bëri të gjithë të mendojnë se ata janë bashkë. Mirëpo, mbrëmë Butrinti tregoi me fytyrë vajzën që e shoqëronte në pushime dhe nuk ishte Kiara. Ai tregoi vetëm fytyrën e saj pa zbuluar emrin.
View this post on Instagram
Mirëpo, faqja “Butrinti, my love” ka bërë kërkime për vajzën simpatike brune. Ajo është Ery Viero, modelja në videoklipin “Dream Girl”. Çfarë e lidh Butrintin sërish me të? Ata mund të jenë duke punuar për një videoklip të ri ose ka diçka më shumë mes tyre.
View this post on Instagram
Ery është modele braziliano-italiane dhe studion për arkitekturë.