Aktorja e njohur e serialit të famshëm për adoleshentë “Rebelet” është bërë nënë për herë të dytë. Anahi ka sjellë në jetë sërish një djalë, që siç e kishte zbuluar edhe më parë, e ka quajtur Emiliano. Aktorja dhe këngëtarja e ka dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale, ku ka rrëfyer se bebushi erdhi në jetë pak më herët nga koha kur e kishin planifikuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anahi (@anahi) on

”Mirë se erdhe Emiliano. 02/02/2020, 23:37. Na erdhi pak para kohe, 37-javësh, por faleminderit Zotit jemi shëndoshë e mirë të dy. Ishte një lindje e bukur. Do t’ju tregoj detajet më vonë. Tani për tani falënderoj shumë Zotin dhe të gjithë ju që u lutët për ne dhe na dërguat shumë dashuri”, -ka shkruar Anahi përkrah fotos ku shfaqet me bebushin dhe bashkëshortin, pak minuta pasi kishte sjellë në jetë të birin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anahi (@anahi) on

Anahi është e martuar me politikanin Manuel Velasco Coello, me të cilin ka edhe një djalë 3-vjeçar, të quajtur Manuel.

Papritur, aktorja e ‘Rebeleve’ rrëfen se është në pritje të ëmbël