Stilistja e njohur nga Kosova, Drenusha Xharra do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, me anë të një postimi në rrjetet sociale ditë më parë.

Përkrah një fotoje ku shfaqte barkun e rrumbullakosur, ajo shkruante:

“Ëngjëllit tim të vogël, unë do të jem me ty përgjithmonë!”

Ndërsa së fundmi është zbuluar edhe gjinia e bebit që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Në ambientet e punës, mikeshat i kanë bërë stilistes një surprizë me një tullmbace që zbuloi gjininë. Prive ka konfirmuar se Drenusha do të bëhet nënë e një vajze.