Këngëtari R. Kelly u shpall fajtor dje për abuzim seksual dhe shantazh për dekada të tëra ndaj grave, djemve dhe vajzave. Kelly përdorte një rrjet miqsh dhe punonjësish në rrethin e tij të brendshëm për të kontrolluar veprimet e viktimave dhe për të lehtësuar abuzimin seksual.
Një nga viktimat e tij ishte edhe këngëtarja e R&B, Aaliyah. Kelly u martua ilegalisht me këngëtaren e ndjerë, e cila vdiq në një aksident ajror në moshën 22-vjeçare, në një dhomë hoteli në Çikago në vitin 1994, kur ajo ishte 15 vjeç. Një ish-menaxher i Kelly-t, Demetrius Smith, dëshmoi në gusht se ai i dha ryshfet një punonjësi të zyrës së mirëqenies në zonën e Çikagos për të bërë një ID të rreme për Aaliyah-n, që e tregonte moshën e saj si 18. Kelly ishte 27 vjeç në atë kohë.
Prokurorët pretenduan se Kelly, i cili druhej se Aaliyah ishte shtatzënë, u martua me të në përpjekje për të shmangur akuzat penale për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur dhe për ta penguar atë të dëshmonte kundër tij për abuzim.
Sipas The Daily Beast, Nathan Edmond, tani 73 vjeç, dëshmoi se ai kreu dasmën klandestine si një nder për një mik dhe nuk e dinte kush ishte çifti që po martonte.
"Unë nuk mendova se ishte dikush i veçantë dhe nuk e kuptova fare," tha Edmond në gjyqin e Kelly-t.
Ish-menaxheri i turneve të Kelly-t, Demetrius Smith i tha gjykatës muajin e kaluar se marrëdhënia e të pandehurit me Aaliyah filloi pasi ai e menaxhonte atë në fillim të viteve '90 dhe prodhoi albumin e saj debutues, i cili në mënyrë të dyshimtë u titullua "Age Ain’t Nothing but a Number” (Mosha nuk është asgjë tjetër veçse një numër).
"Unë thjesht mendova se ata ishin shumë lozonjarë, shumë miqësorë... ai po e joshte atë," tha Smith, duke shtuar se martesa lehtësoi shqetësimet e Kelly-t se ai do të shkonte në burg nëse ajo ishte shtatzënë. “Nuk duhej të kishte ndodhur. Ishte e gabuar!”
Së fundmi, një akuzuese e quajtur "Addie" thuhet se dëshmoi se ajo ishte sulmuar seksualisht nga këngëtari, vetëm 2 ditë pas martesës së tij. Asokohe ajo ishte 17 vjeçe dhe tha se sulmi ndodhi pas një koncerti në Miami, ku ajo shkoi me shpresën për të parë Aayliah-n.
LEXONI EDHE:
Këngëtari shpallet fajtor për trafikim seksual ndaj vajzave dhe djemve për dekada me radhë