E ftuar në “Jimmy Kimmel Live” Dua Lipa realizoi një lojë, ku i mësoi Jimmy Kimmel disa fjali të besëtytnive të shkruara në shqip, të cilat ishin zgjedhur për kompleksitetin e tyre fonetik dhe kuptimin e tyre të veçantë. 

Fjalitë si “I ka bërë rrush e kumbulla”, “Sa për sy e faqe”, “E ka një dërrasë mangu”, dhe “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” u lexuan nga Jimmy me një shqiptim që shkaktonte të qeshura pas çdo përpjekjeje.

Këto fraza, që janë thellësisht të rrënjosura në zhargonin dhe kulturën popullore shqiptare, duket se i sollën sfida Jimmy-t, por edhe shumë të qeshura për publikun, veçanërisht për shqiptarët që i ndiqnin.

Dua i shpjegoi me humor kuptimin që fshihet prapa tyre.