Krenar Çoçaj dhe Endi Demneri po përfliten për një lidhje, pasi dyshja është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Ibiza. Një foto e publikuar nga IconStyle ka ngritur dyshimet, ku afërsia mes tyre ngjall përshtypjen se mund të jenë më shumë se miq.

Dyshja jo vetëm që janë parë së bashku në ambientet e klubit të njohur Ushuaia, por gjithashtu ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë ndarë story nga i njëjti vend në të njëjtën kohë, një tjetër detaj që ka ushqyer dyshimet për një romancë në nisje.

Krenar Çoçaj, biznesmeni nga Kosova, është bërë i njohur për publikun jo vetëm për aktivitetin e tij në fushën e sipërmarrjes, por edhe për marrëdhënien shumë të komentuar 8-vjeçare me Luana Vjollcën, një lidhje që megjithëse nuk u bë asnjëherë zyrtare, mori vëmendje të madhe mediatike. Më herët, Çoçaj ka qenë gjithashtu në një romancë të konfirmuar me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Nga ana tjetër, Endi Demneri, e shpallur Miss Universe Albania 2023, ka preferuar ta mbajë jetën e saj sentimentale larg syrit të publikut. 

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për të sqaruar natyrën e marrëdhënies së tyre.