Princ Harry ka reaguar ndaj pretendimeve se është përfshirë në një sherr fizik me xhaxhain e tij, Princin Andrew, për shkak të komenteve që ky i fundit thuhet se ka bërë për Meghan Markle.

Përfaqësuesi i Princit konfirmoi për Us Weekly se:

“Mund të konfirmoj se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Princ Harry dhe Princ Andrew nuk janë përfshirë kurrë në një përleshje fizike, dhe Andrew nuk ka bërë kurrë komente për Dukeshën e Sussex-it përballë Harry-t.”

Deklarata vjen një ditë pas publikimit të një fragmenti nga libri i ri “Entitled: The Rise and Fall of the House of York” i autorit Andrew Lownie, botuar nga Daily Mail. Në libër përshkruhet një incident i supozuar i vitit 2013, ku thuhet se Princ Andrew e quajti Markle një "oportuniste" dhe parashikoi ndarjen e saj me Harry-n, duke çuar thuhet në “hedhje grushtash” dhe një hundë të gjakosur për Andrew.

Pavarësisht përgënjeshtrimit të fortë, libri u rikthye në vëmendje pas një sërë tensionesh publike mes Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore. Çifti hoqi dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u vendos në Montecito, Kaliforni, ku po rrisin djalin e tyre Archie dhe vajzën Lilibet.

Në vitin 2021, ata dhanë një intervistë shpërthyese për Oprah Winfrey, dhe në 2023 Harry publikoi librin “Spare”, ku përshkroi edhe një konflikt fizik me Princin William për shkak të Markle.

Pavarësisht përçarjeve, Daily Mail raportoi për një "samit sekret paqeje" mes ndihmësve të Mbretit Charles III dhe Princit Harry në Londër gjatë korrikut. Burimet thonë se, edhe pse nuk kishte një axhendë zyrtare, palët ndanë disa biseda të hapura dhe pije, si një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve.