Moderatorja e njohur Eva Murati ka qenë në qendër të vëmendjes 24 orët e fundit pas përfshirjes në një 'dramë' me të sapomartuarit Genar dhe Cindy Marina. (Lexo këtu)

Në këtë vazhdë, IconStyle raporton se ajo është në një lidhje me një biznesmen italian, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj, në shoqëri intime dhe momente private.

Fotot e siguruara tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë vendit, teksa buzëqeshjet dhe komunikimi i ngrohtë mes tyre i japin më shumë peshë aludimeve për një romancë të re në jetën e moderatores.

Kujtojmë se Eva u përfshi në një debat publik, pasi iu përgjigj një komenti provokues përmes një reagimi që bëri bujë. Moderatorja u shpreh me tone të ashpra, duke theksuar se nuk dëshironte të bëhej pjesë e krahasimeve apo aludimeve lidhur me martesën e ish-partnerit. Megjithatë, më pas ajo sqaroi se kishte qenë një reagim i nxituar pas provokimeve të përsëritura në rrjet, duke theksuar se nuk ishte në natyrën e saj të përfshihej në polemika të tilla.

“Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë,” – tha Eva në reagimin e saj, duke i dhënë fund zhurmës së krijuar.