
Aktorja e njohur Jennifer Aniston më në fund ka bërë publike lidhjen e saj me Jim Curtis, duke e zyrtarizuar në mënyrën më moderne të mundshme në Instagram.
Ylli i serialit 'Friends', 56 vjeç, publikoi të dielën një foto bardhezi, ku shihet duke përqafuar nga pas partnerin e saj 50-vjeçar, ndërsa të dy buzëqeshin të lumtur. Në përshkrim, Aniston shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Je i çmuar për mua.”
View this post on Instagram
Ky postim shënon herën e parë që aktorja e “The Morning Show” e konfirmon publikisht lidhjen, pas muajsh spekulimesh.
Vetëm dy muaj më parë, Aniston kishte ndarë disa foto me miq të ngushtë si Courteney Cox, Sandra Bullock dhe Adam Sandler, ku fansat vunë re në fund të karuselit edhe një foto të Jim Curtis, duke parë perëndimin e diellit në plazh.
Lajmet për romancën nisën në korrik, kur çifti u fotografua në ishullin Mallorca të Spanjës, së bashku me mikun e Aniston-it, aktorin Jason Bateman.
Jim Curtis, i njohur si “guru i dashurisë” dhe autor librash mbi mirëqenien shpirtërore, ka qenë i martuar më parë dhe ka një djalë adoleshent, Aidan, nga martesa e tij me Rachel Napolitano.
Ndërsa Jennifer Aniston ka pasur më herët dy martesa të bujshme: me Brad Pitt dhe Justin Theroux, me të cilët ka ruajtur marrëdhënie miqësore edhe pas ndarjes.
