
Pritja mori fund! Pas javësh thashethemesh, aludimesh dhe komentesh në rrjete sociale, produksioni i Big Brother VIP Kosova ka konfirmuar zyrtarisht se të hënën, 17 Nëntor, nis edicioni i katërt të spektaklit.
Nga ajo mbrëmje, shtëpia më e famshme në Kosovë dhe rajon do të hapë sërish dyert, duke nisur një tjetër sezon të mbushur me egërsi loje, aleanca, strategji, emocione dhe, si gjithmonë, debate të zjarrta.
Tani që data është zyrtare, pyetja që po qarkullon kudo është vetëm një:
Kush do të jenë VIP-at që do të mbyllen në shtëpinë e Big Brother-it këtë sezon?
Emra të ndryshëm po përfliten në portale e rrjete sociale, por produksioni, si çdo vit, po e ruan me fanatizëm listën e banorëve.
View this post on Instagram
