Një dramë e re “made in Big Brother” ka pushtuar rrjetet sociale, duke vënë përballë Xheneta Fetahun dhe Egli Takon.

Shkëndija nisi nga disa foto të fundit të postuara nga Xheneta në Instagram. Një pjesë e madhe e fansave të Eglit kanë vërshuar me komente, duke akuzuar Xhenetën se po “kopjon” pozat karakteristike të Takos. Sipas tyre, ngjashmëria në qëndrime dhe stil është shumë e madhe për të qenë rastësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egli Tako (@eglitakoooo)

Ajo që e bën situatën akoma më interesante është fakti që të dyja vajzat janë aktualisht pjesë e të njëjtit program televiziv, “E Diell” në Top Channel, edhe pse në rubrika të ndryshme.

Xheneta vendosi të mos qëndrojë në heshtje. Ajo reagoi përmes një Instastory, ku publikoi një kolazh me fotot e saj, shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe thumbues:

“Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë 

6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’.

S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd.

Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”