Njollat në fytyrë, aknet, puçrrat apo çfarëdolloj problemi me lëkurën mund të ndikojnë humorin sa shihesh në pasqyrë që në pikë të mëngjesit.
Një problem i jashtëm, por që nis të ndikojë vetëbesimin dhe ndjesitë tona të brendshme. Në varësi të faktorëve që i shkaktojnë, ekzistojnë edhe kura të ndryshme, megjithatë nëse nuk bëhet fjalë për një problem që duhet kuruar së brendshmi, ne do ju këshillojmë një maskë, që zëvendëson më së miri kremrat e shtrenjtë që shiten në qendra estetike e që e bëjnë të varur fytyrën prej tyre. Kjo maskë, ndryshe nga kremrat, është plotësisht natyrale, vetëm duhet pasur kujdes që mjalti që ajo përmban të jetë bio.
Përbërësit e kësaj maske janë soda e bukës, uthulla e mollës dhe mjalti.
Përzieni një lugë çaji uthull molle me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji sodë buke. Pasi të keni përftuar një masë kremoze, lyeni fytyrën me të dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni normalisht dhe aplikoni kremin hidratant.
Brenda disa javësh, kjo maskë do ju pastrojë lëkurën duke qenë që përbërësit e saj ndikojnë në ngordhjen e mikrobeve, pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës.