Nuk ka rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur është fjala për të veshur këpucë të reja, të shkretat këmbë ç'heqin! Jemi familjarizuar së tepërmi me këtë problem, aq sa duam t'i japim fund "vuajtjes". Këto janë disa truke që të mund t'i shijoni këpucët, sikur të ishin krijuar enkas për ju.

Kjo është mënyra më e zakonshme dhe e njohur por mundohuni të zgjidhni leukoplastet e vjetra me logon origjinale. Zgjidhni leukoplastët të jenë më të mëdhaja se zona e infektuar në mënyrë që të mos lëvizë.

Kjo teknikë funksionon më së miri me atletet ose shapkat. Shtyni brenda në atlete një patate dhe lëreni ashtu përgjatë gjithë natës. Patatet nuk lënë asnjë njollë apo shenjë, por lënë një rezultat fantastik duke i dhënë formën e duhur këpucëve tuaja të preferuara.

Kremi hidratues duket se funskionon për mrekulli tek këpucët e lëkruës. Vendosni pak krem ose locion trupi duke i kushtuar më shumë vëmendje zonës së takës dhe të gishtave. Zbutësi do arrijë të zbusë mjaftueshëm lëkurën, automatikisht do të marrin kështu edhe formën e këmbës.

Spruconi disa grimca alkool në zonat problematike dhe më pas vendosni tufa letrash shuk. Sa më shumë, aq më të mira rezultatet!

Mbushni një qese me ujë dhe vendoseni brenda në këpucë. Vendoseni në frigorifer, në pjesën e ngrirjes dhe lërini përgjatë natës. Kur t'i hiqni nga ngrirja, do të vini re një zgjerim të konsiderueshëm, kjo gjatë procesit së kthimit të ujit në akull.

Shollat e silikonit, të cilat mund t'i gjeni në farmaci apo në dyqanet ortopedike, vijnë në forma të ndryshme, që të mund t'i adaptoni në zonat problematike.

Thembrat dhe gishtat janë zonat më të "rrezikuara" që të afektohen. Lyejini ato me deodorantin a ose atnidjersën tuaj për të eliminuar fërkimin e mundshëm.

Vishni çorapet e tuaja të preferuara, më të trashat që keni dhe pastaj këpucët e reja. Vendosni tharësen e flokëve (të përqëndruar nga i ngrohti) në vendet ku ndjeni se ju lëndojnë dhe i keni të ngushta. Nxehtësia do i bëjë të zgjerohen automatikisht.

Vendosni pudër përpara se t'i vishni, ju eliminon djersitjen e këmbëve dhe redukton forcën e fërkimit të këmbëcve me sipërfaqen e këpucës.

E fundit por jo nga rëndësia, këpucari! Ai ka çdo mjet të mundshëm për çdo problem që ju do të keni me to.