Vetëm disa vite më parë, nëse doje të kishe një hundë të re- më të vogël apo më të drejtë mënyrat e vetmet që mund t'i realizoje këto ishin rinoplastika dhe.. kaq. Nuk kishe asnjë opsion tjetër. Por me rritjen e teknologjisë dhe formave të tjera inovative, tani po u jepet zgjidhje shumë problemeve, pa vajtur tek ai finali! Me shpikjen e injeksioneve me mbushje, siç është botoksi e të tjerë si këto, mund të keni në më pak se 15 minuta një portret ashtu siç dëshironi. Në këtë rast po flasim për të njëjtën metodë por që mund ta përdorim edhe në korrigjimet e hundës. Si bëhët kjo? Duke përdorur të njëjtin xhel me bazë acidin hiealuronik, i cili përdoret edhe në injeksionet e buzëve dhe mollëzave, doktori plastik mund të korrigjojë linjat, kurrizin apo çdo pakënaqësi tjetër që keni me hundën tuaj.  

Kjo teknikë është totalisht e padhimbshme. Dr Rivkin vendos një krem fillimisht, por edhe akulli është një mënyrë, duke qenë se zona e majës së hundës është pak më e ndjeshme. "Është vërtetë një procedurë e cila mund të kryhet gjatë pushimit të drekës në punë, sepse njerëzit mund të shkojnë në punë që në atë moment" - shprehet doktor Rivkin.

I përhershëm apo në mënryë permanente, kjo është në dorën tuaj. Injeksioni zgjat nga 3 muaj në 2 vjet, varet nga tipi i procesit që do të zgjidhni. Fotot para dhe pas janë të mahnitshme, prandaj nuk na ngelet gjë tjetër veçse të besojmë atë që do na shohin sytë!