Xhup treçereksh me kapuç prej gëzofi mund t’i shtohet gardërobës suaj këtë muaj. Kombinimi dyngjyrësh i të zezës me kafen e bën lehtësisht të kombinueshëm dhe një must këtë muaj.

Si mund t'i mungonin dorezat ditëve të ftohta të janarit? Nga koleksioni dimëror i Moschino-s, ato vijnë në material lëkure dhe pelushi në pjesën e brendshme

Çfarë më mirë se një pulovër e punuar me dorë do t’ju mbante ngrohtë ditët e ftohta të Janarit? Pjesa e personalizuar me qëndisje e bën akoma dhe më trend

Aksesorë nuk duhet të mungojnë as në dimër. Do t'i thonit "Jo" syzeve të koleksionit 2016-2017 të Vera Wang?

Kush tha që nuk është akoma koha për kuadrate? Jo vetëm shallët dhe palltot, tani edhe pantallonat janë me dizenjo shumëngjyrëshe.

Ka ardhur koha për këpucë të reja? Investoni në modelin me pelush ala GUCCI, do të dukeni tepër chic.

Përsa i përket aksesorëve dekorativë e funskionalë, ju prezantojmë kapuçët!

Ngjyrat e tokës dhe prerja e gjerë casual i bëjnë të përshtatshme për çdo event

Këpucët metalike kanë qenë tendenca e këtij viti. Nëse nuk i keni ende, është koha për blerje të reja sepse edhe këtë vit duket se do të jenë tendencë shumë e fortë