Të gjitha vajzat e njohura të showbiz-it, siÒ« mund t’i keni vënë re gjatë këtij sezoni, kanë synuar të sjellin veshje moderne të cilat u nxjerrin në pah linjat, por në të njëjtën kohë janë edhe shumë provokuese e seksi.
Nga pasarelat me emrat e njohur të modës ndërkombëtare e deri te pasarelat tona, një ngjyrë që, me siguri, e keni vënë re të gjithë, është e bardha. Por nuk bëhet fjalë për të bardhën që thyen ngjyrat dhe nuancat e tjera, por të bardhën e pastër në kostume, në këpucë, bluza, këmishë e në gjithÒ«ka.
Simboli i pastërtisë dhe i paqes, e bardha në Ò«do kohë është parë si ngjyrë klasi dhe frymëzimi, por ky sezon e ka sjellë atë më të fuqishme.
2017-a është një vit i rikthyer pas në modë. Shumë prej brandeve më të njohura kanë propozuar për këtë pranverë – verë kostumin e viteve 1970 për të gjithë vajzat. Jo vetëm sepse është veshja më e përshtatshmë për punë dhe për raste të veÒ«anta, por edhe sepse ngjyrat e lehta me nuancat e pastelit janë ulur këmbëkryq në pasarelat e mëdha të modës.
Pantallona të gjera dhe të gjata, të ngushta e me bel të lartë, por edhe xhinse të bardha të grisura me xhaketë e këmishë po të bardhë janë vetëm disa nga variantet që jo vetëm blogeret e njohura në botë, por edhe fashionistat shqiptare i kanë propozuar në tendencat e reja të pranverës.
Kostumi i bardhë ka qenë në këtë sezon edhe veshja më e preferuar për shumë prej personazheve tona të njohura. Blogeret, në profilet e tyre, kanë postuar vazhdimisht foto me kostum të bardhë. E kanë zgjedhur për një veshje mbrëmjeje, eventi artistik apo edhe si veshje dite.
Klasikja nuk mund të largohet kurrë nga moda, kështu që edhe dizajnerët e njohur janë kthyer pas në vitet ’50 – ’60 për të risjellë veshjen perfekte që i duhet Ò«do femre.
Kostumi i bardhë është perfekt për zyrë, takime profesionale, të biznesit apo edhe për të dalë darkave.
Pavarësisht propozimeve dhe modeleve të pantallonave, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga tendencat e viteve të fundit. Për një pamje të sofistikuar dhe për të gjitha stinët.