Një pyetje që sidomos femrat ia bëjnë shpesh vetes është: Si të vishem bukur? Në përgjithësi, njerëzit e perceptojnë termin “e veshur bukur” me tre elementë kryesorë:
1. çfarë vesh
2. stilin
3. besimin në vete
Mund të kesh veshur rroba të bukura dhe të kushtueshme, por nëse nuk je kujdesur të kesh një stil dhe pamje të rregullt dhe nëse nuk mendon se kjo është një pikë kyçe, askush nuk do t’ia dijë për veshjet e shtrenjta.
Po ashtu, mund të kesh veshur veshjen më të bukur që ke në gardërobë, por nëse flokët janë më yndyrë dhe thonjtë u ngjajnë atyre të Shrek-ut, apo nëse ke një pamje sikur je zgjuar nga gjumi në fytyrë, askush nuk do të vlerësojë dhe as do të mendojë që je e veshur bukur.
Kështu, varet cili është rasti yt në të gjitha këto, sa e vlerëson veten dhe sa rëndësi i jep komunikimit me anë të veshjes dhe asaj që veshja thotë për ty.
Ja cilat janë shenjat që tregojnë se je “e veshur bukur”
1. Flokët janë të pastër dhe stili i tyre është i rregullt dhe i bukur.
2. Vajza, make up-i natyral rrit tiparet e fytyrës.
3. Stilin tënd mund ta përshkruash vetëm me tri fjalë.
4. Stili i veshjes është i rregullt, duke pasur parasysh edhe eventin në të cilin po shkon. Por edhe ngjyrat kanë rëndësi (më shumë ngjyra në stil). Komplimentet janë ato që vijnë pas kësaj.
5. Rrobat janë të pastra, të ruajtura me kujdes dhe pa rrudha.
6. Veshjet të përshtaten me linjat. Nëse je shtatshkurtër, s’mund të veshësh pantallona me këmbë të gjata ose anasjelltas.
7. Duart dhe këmbët duhet të jenë të kuruara me manikyr dhe pedikyr.
8. Mikeshat e tua të pyesin vazhdimisht ku i blen rrobat, pastaj blejnë edhe ato të njëjtën gjë.
9. Këpucët duhet të jenë të pastra dhe të ruajtura me kujdes.
10. Qëndrimi duhet të jetë i drejtë dhe gjithmonë i shoqëruar me një buzëqeshje.
11. Shpesh të ndodh të ndalohesh në rrugë nga njerëz që të pyesin ku mund ta gjejnë veshjen tënde.
12. Ti e di se ajo që mund të ofrosh është më shumë se sa ajo që vesh.