Moti i keq ndikon në humorin e njerëzve 'meteoropatikë', rrjedhimisht edhe në stilin e veshjes. Sepse në fakt dilema është pikërisht kjo: si të vishemi kur bie shi?

Mund të dukeni me stil edhe në këto raste ekstreme, si dita sot. Sugjerimet vijnë direkt nga street style. Pamjet e fashionistave flasin vetë, veshja e domosdoshme është padyshim palltoja. 

E gjithanshme, gjithmonë elegante dhe mbi të gjitha e papërshkueshme nga uji. Sa më gjatë të jetë, aq më shumë riparon pamjen totale. Nga modeli klasik i stilit Burberry varion tek palltot vinyl trench, me kordon në bel ose në stilin ushtarak.

Nëse veshja e sipërme nuk ka kapuç, kapela mbetet e domosdoshme pas ombrellës. Kapela klasike me 'kovë' është një garanci. E kthyer në trend disa sezone më parë, siguron mbulim optimal duke mbrojtur nga pikat dhe lagështia. 

Kur zgjidhni këpucë, çizmet e shiut mbeten thelbësore. Të larta, të ulëta, shumëngjyrëshe, ato janë zgjidhja ideale. Pra, pajisuni me gjërat thelbësore. Këtu janë idetë e street style për pamje të papërshkueshme nga shiu.