Odeta Nishani, bashkëshortja e presidentit Bujar Nishani ka postuar sot një foto familjare të realizuar enkas për Vitin e Ri duke i uruar shqiptarëve festën.
“Të dashur miq, kudo që ndodheni, në emër të familjes time, ju uroj një mbrëmje të bukur sonte në natën e ndërrimit të viteve! Gëzuar 2017!”, shkruan pranë fotos Odeta.

Këtë traditë, që e ndjekin edhe familje presidenciale shtetesh më të mëdha, për të uruar festat me një foto familjare, si familja Obama, familja presidenciale shqiptare e realizon prej vitesh.
Vitin e kaluar ata kishin zgjedhur të pozonin brenda, të veshur elegantë, ndërsa këtë vit kanë zgjedhur të pozojnë me veshje të trasha, në ambient të hapur.

Dy vjet më parë, urimin e kanë përcjellë me një foto shumë thjesht.

Odeta Nishani, në vitet e mëparshme, ka postuar urime edhe nga fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës në Tiranë që ka vizituar me presidentin Nishani.
