Një event i udhëhequr nga Charlize Theron nuk kishte si të ishte ndryshe veçse glamour dhe chc si vetë aktorja. I tillë ishte i gjithë eventi i përvitshëm Amfar i cili u zhvillua në Hong Kong fundjavën që shkoi. Tapeti shkëlqeu nga modele e aktorë të shumtë të cilët i shtuan edhe më shumë elegancën dhe shkëlqimin të gjithë eventit të cilët morën pjesë në konkursin e ofertave luksoze në përpjekje për të rritur të holla të cilat do të shërbejnë në gjetjen e kurës kundër SIDA-s. Shfletoni galerinë për të parë më shumë rreth veshjeve dhe dizajnerave që parakaluan atë mbrëmje.