Marka e njohur e rrobave të brendshme dhe atyre të banjës është përballur me një sulm kritikash në rrjetet sociale. Këtë herë akuzohet se linja e re e bikinit që ka hedhur në treg është e kopjuar nga marka e njohur australiane, Triangl. Koleksioni i ri i vitit 2015, i propozuar nga Victoria Secret's thuhet se është i ngjashëm me koleksionin që Triangl ka prezantuar qysh në vitin 2012. Daily Mail ka mbledhur disa nga reagimet e rrjeteve sociale, në të cilat dizajni mes rrobave të banjës është i krejt i ngjashëm.

Sipas Daily Mail, Triangl i ka propozuar këto modele qysh në vitin 2012 në Australi dhe shumë prej këtyre modeleve i kanë veshur edhe personazhet e njohur si: Beyonce, Kendall Jenner, Ellie Goulding etj.

Në rrjetet soaciale, aty ka nisur sulmi ndaj markës së njohur, konsiderohet “turp” kopjimi i rrobave të banjës nga Victoria Secret's. Shumë nga komentuesit në Twitter apo Instagram thonë se një kompani e madhe si Victoria's Secret duhet të dijë të nxjerrë në treg punët e veta. Shumë njerëz që kanë komentuar, kanë vërtetuar edhe me foto nga rrobat e tyre të banjës që i kanë blerë vite më parë nga Triangl.

E pushtuar me komente kritike është edhe faqja e Instagramit të Victoria's Secret's. Kur kompania ka postuar një foto nga modelet me koleksionin e ri të rrobave të banjës 2015, kritikat ishin të vazhdueshme, ndërsa kishte edhe të tjerë që shkruanin: “Këto bikini duken të këndshme, por ju duhet të ndaloni kopjimin nga Triangl!

Këto janë Triangl origjinale, që janë kopjuar edhe në dizajn, edhe në ngjyra nga Victoria's Secret's.