Pulovra ikonike e Princeshës Diana është rikthyer në treg. Marka e njohur “Rowing Blazers”, ka hedhur në treg koleksionin vjeshtë-dimër, dhe mes shumë modeleve, risjell edhe dy modele të preferuara të ikonës së bukurisë, Princeshës Diana.
Marka ka gati tashmë për sezonin e ftohtë pulovrën e kuqe me dele të bardha të realizuar nga dizajnerët Joanna Osborne dhe Sally Muir të “Warm & Wonderful”.
Princesha Diana e ka veshur këtë pulovër në vitin 1979 dhe shumë njerëz në atë kohë spekuluan me imazhin e saj. Sipas tyre, delja e zezë në qendër të pulovrës nënkuptonte se Princesha ndihej e huaj në familjen mbretërore.
Marka gjithashtu u bashkua edhe me “Gyles & George”, të cilët krijuan një tjetër pulovër ikonike të Princeshës: rozën e lehtë "I'm a Luxury ...".
Diana e pati veshur këtë pulovër ndërsa dilte shëtitje me djemtë e saj, Princat Harry dhe William.
Këto pulovra janë hedhur në treg për herë të parë në vitet '90 dhe po riprodhohen në bashkëpunim ekskluziv mes “Gyles & George” dhe Rowing Blazers.
Pjesa më e bukur e gjithë kësaj? “Ehh, çmimin pak mund ta përballojnë…”
Të dyja pulovrat stil janë në dispozicion online për burra dhe gra me një çmim fillestar prej 295 dollarësh, dhe kjo është e kuptueshme që i shërben shtresës mbi mesatare të shoqërisë.
Sa për masën, ato janë të disponueshme nga XS-XXXL, por disa nga masat tashmë janë shitur dhe kjo nuk është aspak çudi.
Bëhuni gati të shihni fotot e Princeshës Diana dhe ‘delen e zezë’ në shumë trupa të njohur të showbiz-it.