Ah, vajzat franceze. Look-u i tyre elegant dhe faktori i famshëm “je ne sais quoi” (e di çfarë) është i vërtetë - si i veshin ato xhinset e ngushta dhe T-shirt-in dhe gjithmonë i bën të duken të mrekullueshme. Duke ndarë disa sekrete stili të ikonave franceze, më poshtë janë renditur disa ndryshime mes stilit francez dhe atyre të vendeve të tjera nga Fanny Moizant, editore mode në kompaninë “Vestiaire Collective”.
Vajzat franceze blejnë më pak, por shpenzojnë më shumë
"Fast fashion është shumë i përhapur në Amerikë, por në Francë investimi në shopping është mënyrë jetese", - tregon Moizant. Vajzat franceze janë mësuar të kombinojnë cilësinë e lartë me atë të ulët, ndërsa shumë dyqane në Amerikë janë të fokusuar më shumë në sasi se sa në kualitet.
Vajzat amerikane janë të orientuara nga trendet
"Femrat franceze besojnë në një veshje uniforme dhe klasike, ndërsa amerikanet janë më shumë të orientuara nga trendet. Çdo vajzë franceze ka një stil individual që e ruan për çdo sezon, ndërsa amerikanet pëlqejnë më shumë ta ndryshojnë stilin për të ndjekur trendet.
Vajzat amerikane pëlqejnë bizhutëritë e mëdha
Për Moizant, mes dy vajzave mund ta dallosh lehtësisht cila është amerikane dhe cila franceze vetëm duke parë byzylykun në dorë. "Vajzat franceze zgjedhin gjithmonë bizhuteri të thjeshta, elegante dhe klasike. Ndërsa amerikanet pëlqejnë më shumë të kenë bizhu të dukshme dhe të mëdha për të rënë në sy.”
Vajzat franceze shpenzojnë më shumë për aksesorët
Amerikanet shtyhen më shumë për të ndjekur modën dhe të gjitha brand-new-t, ndaj kjo do të thotë që shpenzojnë më pak për aksesorët, meqë i ndryshojnë shumë herë ndërmjet 12 muajve. "Francezet shpenzojnë më shumë për cilësi, ndaj edhe zgjedhin ato që nuk dalin kurrë nga moda",- shpjegon Moizant.
Amerikanet kanë më shumë çanta
Derisa francezet shpenzojnë më shumë për çantat e dorës dhe kuletat, ato natyrisht kanë më pak. "Amerikanet blejnë shumë çanta të trendeve të ndryshme, të të gjitha përmasave, ndaj edhe kanë një gardërobë të pasur me stile të ndryshme për çdo rast.
Vajzat franceze kërkojnë çanta më të vogla
Prirja për masa të mëdha është tipike amerikane, ndërsa francezet janë të prirura në gjërat e vogla, të imta dhe super të thjeshta. Francezet janë vërtet minimaliste”,- tregon ajo.
Vajzat amerikane veshin shumë taka
Zonjat e të dy vendeve janë rehat me taka dhe me të sheshta, por më shumë taka në të vërtetë mund të gjesh në Amerikë dhe në dyqanet atje. Arsyeja? "Amerikanet ngasin makinën më shumë se femrat e të gjitha vendeve të tjera, kështu që takat janë një opsion i mirë për to."
Vajzat franceze vishen më shumë casual në zyrë
"Amerikanet janë shumë serioze në stilin e punës së zyrës dhe respektojnë një kod klasik, ndërsa francezet janë më chic, por komode. Ato dinë të kombinojnë kodet e veshjes me stilin casual. “Një franceze mund të veshë një fund të ngushtë me një bluzë pambuku, ndërsa amerikanet do ta stilonin me një këmishë me vija”.
Vajzat amerikane kanë të brendshme me ngjyra
Edhe në përzgjedhjen e të brendshmeve, francezet janë delikate. Përveç cilësisë, ato janë të kujdesshme në zgjedhjen e ngjyrave, të cilat janë gjithmonë nën hijet e të errëtave. Amerikanet nuk janë kaq të kujdesshme për zgjedhjet delikate. Ato zgjedhin edhe ngjyra të forta për të brendshmet e tyre."
Vajzat franceze janë më të prirura në detaje
E vogla është gjithmonë shenjë e një francezeje. Francezet dinë të përkushtohen në detaje të imta dhe gjithmonë të prirura që çdo gjë të ketë një domethënie.