Nuk është rasti që gjithçka t’ia lini momentit të fundit. Vera është pas dere, kështu që të gjithë duhet të mendoni për pushimet e nxehta. Dhe sapo nisni të mendoni për pushimet, mendja menjëherë të shkon te rrobat e banjës. Si janë trendet? Çfarë do të vesh këtë vit? Ku t’i blej?

Është më e thjeshtë se çdo vit tjetër, mjafton  të jeni pak të zgjuara për të bërë një përzgjedhje aspak të zakontë.

Që ta keni pak më të thjeshtë këtë vit, ne po ju vijmë në ndihmë dhe po ju drejtojmë në një vend shumë interesant në Tiranë. Do t’ju kursejmë kohë duke ju prezantuar zgjidhjen më të shpejtë që ju lë gjithmonë të kënaqur.

Është Yamamay dhe është i vetmi emër…

Në këtë vend do të gjeni gjithçka keni ëndërruar nga rrobat e banjës, veshjet e brendshme, por edhe kostumet e pambukut që nuk ngjajnë me asgjë tjetër që keni provuar më parë.

Rrobat e banjës këtë vit propozohen në një larmi modelesh, stilesh, formash, dizajnesh, kështu që nuk ka rëndësi se cilat janë përmasat e trupit tuaj dhe nuk ka pse të “vuani” nga pengu “ah, sikur të isha ca kg më pak”, sepse në Yamamy, do të gjeni gjithçka për trupin tuaj. Duke nisur nga kostumet me ngjyra, dizajnet me lule, truporet, apo edhe aksesorët e tjerë të shtuar, do t’ju vijnë si paketë e shtuar për kostumin që do të përzgjidhni.

Çdo lloj zgjedhje që të bëni në Yamamay do të ndiheni, mbi të gjitha, të sigurta, sepse ato i përshtaten trupit mjaft mirë dhe ju bëjnë të ndiheni rehat për orë të tëra.

Larmia e ngjyrave, dizajneve apo lloji i tekstilit të përdorur i bën këto veshje lehtësisht të kombinueshme me çdo aksesor tjetër që do t’ju duhet në plazh.

Krijo identitet në veshje me Yamamay… Fitoni siguri dhe ndihuni unike!