Shumë femra kanë ëndërruar për vite me radhë të kenë një çantë Chanel, disa tashmë kanë disa dhe disa të tjera të cilat kanë arritur t’i kenë prej kohësh, tashmë luajnë me stilin dhe shumëllojshmërinë e tyre. Grupi i tretë, që zotëron modelet më të fundit, ngjyrat dhe masat,e çantave të famshme Chanel me kapak, ka zbuluar atë “diçka” që ato kanë dhe të bëjnë t’i adhurosh. Keni akoma dyshime për të pasur një çantë të tillë? Na lejoni t’ju bindim…

Keni ndërmend të blini një? Nëse po, bëjeni. Chanel është një ndër markat kryesore në rritjen e çmimeve, duke e rritur atë çdo 6 muaj, disa herë 500 dollarë më shumë. Rregull i përgjithshëm: Çantat nuk kanë të njëjtën vlerë, sepse rritja e vazhdueshme e çmimit e bën më të lehtë rishitjen e tyre me çmim më të lartë nga ai që do e blinit ju. Nëse nuk i merrni parasysh rishitjet, do të paguani një shumë më të madhe parash në të ardhmen, nëse prisni.

Duke pasur një të tillë, ju do të ndiheni e veçantë nga masa.
Kështu është jeta. Aktore legjendare, personalitete të famshëm si dhe pjesëtare të familjeve më të pasura kanë nga këto çanta. Edhe nëse nuk mund të martohesh me një princ, mund të kesh të njëjtën çantë me femrën që ai do të zgjedhë. Ose të njëjtën çantë me vajzat nga The Hills. Çanta duket se është kthyer në aksesorin kryesor që tregon kalimin e femrës nga pubertiteti në moshën e një zonjushe të maturuar që i kushton mjaft rëndësi modës.

Shumë stilistë janë frymëzuar nga çantat me kapak, nëse ke ndërmend të shpenzosh, shpenzo një herë e mirë për origjinalen.
Që nga furnizuesit urban deri te Marc Jacobs, janë akuzuar se kanë vjedhur modelin e çantës nga Chanel dhe ka një shpjegim për këtë: ajo është e përjetshme, ikonike dhe ende i përshtatet blerësve të sotëm, siç ndodhte dhe në vitin e largët 1950. Zinxhirët, kapaku dhe lëkura e mbushur me tegela janë pothuajse sinonim me idenë e projektuesit për një çantë dore dhe Chanel ndoshta është më e njohur në të gjithë botën sesa çanta e shquar Hermes Birkin.

Bli një çantë me lëkurë të kokrrizuar si havjar, që me siguri do të zgjasë më shumë se jeta njerëzore.
Seriozisht, ajo është e pavdekshme. Nëse e prekni do të kuptoni se çfarë jemi duke thënë. Lëkura ngjason pak a shumë me atë të Louis Vuitton, me të vetmin ndryshim se ju do të paguani për lëkurë të vërtetë. Me aq shumë çanta që qarkullojnë në treg, çmimi i një çante prej lëkure Chanel me jetëgjatësi të pakrahasueshme, duket mjaft i arsyeshëm.

Pavarësisht famës së tyre globale, çantat janë vetvetiu me një çmim të lartë për t’i pasur të gjithë.
Ato janë të shumëllojshme në masa nga XS në XL, por edhe ato më të voglat janë më të shtrenjta nga sa mund të shpenzonte mesatarisht një femër. Ju nuk rrezikoni t’ia shikoni çantën tuaj çdo femre, edhe nëse shikoni shumë femra me një çantë të ngjashme jo Chanel, absolutisht që nuk ka krahasim me atë që jeni duke mbajtur ju.

Çanta The Chanel Boy e ndryshoi lojën.
Çanta klasike me kapak ka qenë popullore për dekada me radhë dhe në mes të vitit 2000, 2.55 Reissue ndihmoi në rikthimin e stilit, por ishte e qartë që Chanel-it do t’i duhej të prodhonte një gjeneratë të re çantash moderne me kapakë për të surprizuar përdorueset e kësaj firme. Me çantën The Chanel Boy, Chanel solli një dizajn që ndihet si themel në historinë e çantave të dorës, por përsëri është model i ri dhe i ndryshëm, mjaftueshëm për të magjepsur klientet që nuk duan të mbajnë çanta që i pëlqejnë mamatë e tyre.

Çantat Chanel kanë një listë pritjesh për të cilën nuk flet askush.
Që të blesh çantën Reissue 2.55, duhet të shkosh në disa dyqane për ta gjetur. Dikush mund të blejë një nuancë të rrallë, sepse nuanca që do dëshironte nuk ka dalë ende në treg. Edhe pse vështirësitë e gjetjes së çantave Chanel nuk janë aq të mëdha sa ato të klientëve të Hermes, përsëri mbetet e vështirë të gjesh çantën e duhur me kapak të Chanel, për shumë klientë kjo e bën gjuetinë edhe më shpërblyese.

Sot ka më shumë zgjedhje sesa kurrë ndonjëherë.
Sa më shumë femra kërkojnë çantat me kapak Chanel, aq më shumë lloje prodhon kompania. Duke u lidhur me prezantimin e fundit të çantave Boy bags, Chanel nxjerr çdo vit koleksione specifike, që do të thotë se ka një çantë me kapak që i përshtatet çdo vajze, nga tipi girly girl deri tek the grunge goddess. Chanel njihet për lëkurën e zezë të qepur në formën e rombeve, por nëse mendoni se ka vetëm kaq, mendojeni përsëri.

Ka një treg të shëndetshëm të tipit Vintage për çantat Chanel.
Nuk paguani dot çmimin e plotë? Nuk keni faj. Çantat Chanel kanë qenë në treg me disa versione që janë edhe tani, për dekada me radhë, nuk është shumë e vështirë të gjesh një version të vjetër, por të mbajtur në kushte shumë të mira të një çante Chanel, me një çmim të arsyeshëm , për sa kohë që çanta nuk është nga vitet e fundit apo një edicion i limituar. Me siguri ka një dyqan që shet produkte markë të përdorura diku.

Chanel është magji.
Është e thjeshtë të bëhesh cinik kur bëhet fjalë për modën, por ka diçka te Chanel që e bën atë të veçantë. Edhe kur nuk të pëlqen një koleksion apo dizajn i veçantë, aura e kompanisë është aq intoksikuese sa mund të jetë një markë mit. Nuk e kuptojmë dot pse ndodh edhe pasi Karl Lagerfeld kthehet vazhdimisht në qesharak, por, ndoshta kjo është arsyeja. Chanel është shpesh thjesht fantastik dhe kjo gjë ka akoma vlerë kur bëhet fjalë për luks.
PurseBlog