Çfarë ngjyre janë thonjtë tuaj? Të kuq? Të zinj? Nude? Na pëlqen të eksperimentojmë me thonjtë sepse thjesht na pëlqejnë ngjyrat. Aq më tepër që është verë dhe ngjyrat na japin jetë. Të ndritshëm, të kuq, ngjyra neon të guximshme, të gjitha i bëjmë sipas shijes, tendencës por edhe stilit tonë.

Por një gjë që mbase nuk e dinit është që zgjedhja e ngjyrës tregon shumë për ju?

Të kuq

E kuqja është shenjë e prestigjit. Nëse ju preferoni t’i mbani thonjtë ngjyrë të kuqe, kjo tregon se jeni të sigurta në vetvete, sexy dhe aventuriere.

Të verdhë

E verdha është ngjyra e diellit dhe e ngrohtësisë. Tregon se jeni të thjeshta, spontane, rebele dhe plot stil.

Rozë

Pink-u është i lidhur me qetësinë. Nëse zgjedh rozën je e qetë dhe delikate. Zakonisht këtë ngjyrë dhe nuancat e saj ipreferojnë vajzat që i kushtojnë shumë rëndësi karrierës.

Lejla

Ngjyra lejla/vjollcë simbolizon shkëlqimin.vajzat që preferojnë këtë ngjyrë janë krijuese, me natyrë artistike, por edhe individualiste.

Të zinj

Vajzat me këtë ngjyrë janë moderne, të ndjeshme dhe plot entuziazëm.

 Nude

 Janë femrat me kosto të lartë mirëmbajtje , të cilat përshtaten kudo. Të bukura dhe të thjeshta pa rënë viktima të tendencave të modës.

Neon

Jeta është shumë e shkurtë, saktë? Jeni plot energji dhe të mbushura me jëtë.