Modeli i fundit i flokëve që po bën namin në të gjithë botën është modeli “bob”. Ishte Kim Kardashian, ajo që eksperimentoi e para dhe e ktheu këtë model në një trend që po pëlqehet nga vajzat në të gjithë botën. Edhe të famshmet në vendin tonë nuk janë menduar dy herë për ta provuar këtë stil, edhe pse është një model i guximshëm.


Më e guximshmja – Bora Zemani
Të gjithë e pamë sesi Bora, pa iu dridhur qerpiku, i preu flokët me duart e saj.
Adrola Dushi
Ishim mësuar ta shihnim gjithmonë me flokë të gjatë, deri në momentin kur Adrola guxoi t`i priste shkurt. Megjithatë, duhet ta pranojmë që i shkojnë shumë.
Kiara Tito
Kjo ka qenë një periudhë ndryshimesh në ‘look’ për Kiarën. Filimisht u kthye nga bionde në brune dhe më pas i preu flokët shkurt.
Dafina Zeqiri
Dafin jemi mësuar ta shohim me modele e ngjyra të ndryshme flokësh dhe si një njeri që ndryshon shpesh ‘look’ nuk mund të mos e provonte edhe modelin më trendy të momentit.
Çiljeta
Edhe Çiljetës i pëlqen të eksperimentojë shpesh me modelin dhe ngjyrën e flokëve, megjithatë flokët e shkurtër mbeten të preferuarit e saj. Mbi të gjitha, stili “bob” duket sikur është bërë për të.
Jonida Maliqi
“Bob” me balluke ishte stili që zgjodhi Jonida dhe nëse edhe ju dëshironi të dukeni si një fashioniste e vërtetë, ky model është i duhuri.
Anxhelina Hadërgjonaj
Edhe Anxhelina eksperimentoi me stilin më të famshëm të momentit, por zgjodhi të mos i priste shumë shkurt.
Fjolla Morina
Fjolla nuk i rezistoi dot këtij trendi, por duket se u pendua shpejt, pasi në fotot e fundit shfaqet sërish me flokë të gjatë.
Flaka Krelani
Dhe për ta mbyllur, Flaka dhe flokët e saj ‘bob’!