Ky sezon sjell një nga prerjet më elegante dhe më të rafinuara të flokëve: modelin japonez bob. Ndryshe nga versionet më të buta dhe “pa mundim” si shag bob apo french bob, ky stil është më i strukturuar, më i pastër dhe më modern.

Çfarë është “Japanese Bob”?

Japanese Bob është një prerje flokësh: e shkurtër deri te mjekra, me vija shumë të pastra dhe precize, me një kthesë të lehtë nga brenda që i jep formë fytyrës.

Për kë është më i përshtatshëm?

Ky model funksionon më mirë për: flokë të drejtë ose pak të valëzuar, flokë të hollë (i bën të duken më të dendur), flokë të trashë (i lehtëson dhe i jep formë më të pastër)

Për flokë kaçurrela është i mundur, por kërkon prerje profesionale për të respektuar formën natyrale.

Ky stil nuk është “low maintenance” sepse kërkon prerje çdo 4–6 javë, duhet stilim i rregullt me krehër dhe tharëse, përdorim i mbrojtësit nga nxehtësia dhe serumit për shkëlqim.