
Uji i kripur i detit, rëra dhe ekspozimi i zgjatur në diell i dëmtojnë flokët, duke i bërë të brishtë dhe të dehidratuar, të prirur për t’u këputur dhe për maja dyshe. Pas një dite të kaluar në plazh apo në pishinë, ja disa hapa bazë që mund të ndiqni për të ringjallur flokët.
Shpëlajini flokët menjëherë
Hapi i parë në kujdesin e flokëve pas një dite në plazh është shpëlarja e menjëhershme me ujë të pastër. Kripa në ujin e detit dhe klori në ujin e pishinës mund të jenë jashtëzakonisht agresive për flokët. Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm për të hequr kripën, rërën dhe mbetjet e klorit.
Shmangni krehjen e flokëve të lagur
Kjo është një nga gjërat që nuk duhet të bëni kurrë. Është më mirë t’i lini të thahen dhe më pas t’i krihni. Kur është i lagësht floku është më i brishtë dhe do të këputen gjatë krehjes.
Përdorni një shampo hidratuese
Pas shpëlarjes së parë, lani flokët me një shampo hidratuese dhe delikate. Zgjidhni një produkt të formuluar posaçërisht për flokë të thatë ose të dëmtuar, që përmban përbërës ushqyes si vaji i arganit, aloe vera ose ekstrakte bimore. Këta përbërës ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të lagështisë së flokëve dhe parandalojnë këputjen.
Ushqeni flokët tuaj
Pasi t’i keni larë flokët siç duhet, ju mund t’i jepni atyre një hidratim dhe ushqim shtesë duke përdorur një produkt të lagësht të pasur me vitamina dhe përbërës të tillë si vaji i kokosit, rozmarina, thupër ose hithra. Gjithashtu, vajrat natyralë si kokosi, jojoba apo ulliri janë të shkëlqyera për hidratimin e flokëve. Aplikoni disa pika vaj në majat e flokëve tuaj për të parandaluar ndarjen e majave dhe për t’i dhënë atyre shkëlqim.
Mbroni flokët në ditët në vijim
Pas një dite në plazh, flokët tuaj mund të jenë më të ndjeshëm dhe të prirur ndaj dëmtimit. Shmangni ngjyrosjen ose nënshtrimin e tyre ndaj trajtimeve të tjera kimike menjëherë pas qëndrimit në plazh.
