Makaronat janë gatimi më i lehtë për t’u realizuar. Gajtë procesit të gatimit, ju me siguri lëngun e tyre e hidhni. Por që nga sot e tutje pasi të lexoni këtë artikull, me siguri nuk do e hidhni më por, do e mbani pasi mund ta përdorni për shumë gjëra. Do mendoni me të drejtë, por për çfarë? Më poshtë mund të lexoni disa mënyra sesi ta përdorni.

Përdoreni për të bërë brumin e picave dhe bukën
Brumi i picës dhe i bukës përgatitet me ujë të kripur dhe maja. Por, tashmë me lëngun e mbetur të makaronave problemin e keni të zgjidhur.

Shtojuni shijen bishtajoreve
Thjerrëzat, fasulet, bizelet dhe të gjtiha llojet e bishtajoreve janë shumë të dobishme për sistemin imunitar. Gatuajini ato me lëngun e mbetur të makaronave për t’i bërë shumë herë më të shijshme.

Përdoreni për flokë të dëmtuar
Masazhoni kokën me lëngun e makaronave për të përmirësuar flokët e thatë dhe të dëmtuar. Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo.

Për përgatitjen e salcave dhe pestos
Ky lëng është i përsosur për të përgatitur salcat për shkak të shijes së mirë që ai ka.