Rudi Erebara është vlerësuar me Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë për librin e tij më të fundit Epika e yjeve të mëngjesit botuar nga Ombra në vitin 2016.

Ai është poet, romancier dhe përkthyes. Pas diplomimit në vitin 1995 në Akademinë e Arteve, Erebara ka nisur një karrierë si analist politik, gazetar në gazeta të ndryshme kombëtare dhe kryeredaktor.

Ai ka shkruar dy libra me poezi, Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng argjendi, 2013. Ndërsa dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave 2010 dhe botimi më i fundit që është vlerësuar me çmimin e BE-së.