Respublica ka publikuar dy ditë më parë disa foto të rralla. Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare. Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës. Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi. Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare. Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë: Sot këto gra janë të lumtura. Për më tej nga albumi “Poem for the albania women” kemi shkëputur vetëm disa fotografi. 

Sigurisht si në çdo album të porositur që kërkon ta kthejë realitetin në poemë gjithçka është e zbukuruar, por fotot ama janë një dëshmi për stilin e grave të atyre viteve, nga rrobat e banjës te gjatësia e fundit dhe modeli i flokëve. Ja si do ishte një album gjysmë streetstyle, gjysmë reale e gjysmë fashion në vitin ‘72.