"Dance with me" përfundoi të hënën rrugëtimin e tij 3 mujor në ekranin e Tv Klan. Spektakli i vallëzimit që për javë me rradhë mbërtheu para ekranit shikuesit shqiptar, theu rekordin e shikueshmërisë edhe në natën Finale. Share i audiencës arriti në 55.8%, një shifër kjo e pa arritur më parë nga asnjë program televiziv.

Me një skenografi të sofistikuar nga Gaetano Castelli, fotografi të kuruar nga Marcello Jaceti dhe Olsi Tufa, me koreografi të Albi Nakos dhe kostume të Rezarta Skifterit Dance with me dhuroi për tre muaj një spektakël ngjyrash dhe emocionesh. Nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, Dance with me u konsiderua si spektakli që i kishte munguar ekranit shqiptarë.

Dance with me, ftesa për vallëzim e të hënës në tv Klan, do të vij të hënën tjetër me një spektakël “ The best of”.  Për tu rikthyer me edicionin e dytë në sezonin e ardhshëm në Televizionin Klan.