Në sheshet e Londrës prej disa ditësh janë ekspozuar vepra artistësh të ndryshëm nga të gjithë bota, ndër to edhe vepra e shqiptarit Helidon Xhixha. Instalacioni Bliss, që përkthehet lumturi, me kolona çeliku, synon të inkurajojë nëpërmjet pasqyrimit të imazheve, komunikimin dhe solidaritetin e njerëzve.

Veç medaljeve të dhëna nga juria ndërkombëtare, në këtë Bienale do të jepet edhe Medalja e publikut. Medalja e Publikut do t’i jepet shtetit që merr më shumë vota në javët e para të Bienales nga data 7 deri në orën 12.00 të natës të datës 19.00. Ju mund të votoni në këtë link duke zgjedhur Albania në listën e shteteve.

Bienalja e Dizajnit në Londër është prodhuar nga skuadra e Festivalit të Dizajnit të Londrës. Somerset House në Londër do të presë 37 vende nga e gjithe bota për 20 ditët e dizajnit. Prezantimet e punimeve të Dizajnit në Biennale do të bëhen nga data 7 deri në 27 shtator dhe do të ketë instalacione dhe ekspozita dizajni nga e gjithë bota. Tema është Utopia nëpërmjet Dizajnit: për të festuar 500-vjetorin e publikimit të klasikut të Thomas More “Utopia” (1516), nëpërmjet interpretimeve të secilit vend pjesëmarrës.
