Finalja e Dance with me u vesh dhe me nota nostalgjie. Në 22 dhjetor të 1992, 22 vite më parë, u zhvillua një tjetër finale e madhe që në qendër kishte vallëzimin. Inserti i spektakit të parë të vallëzimit në Shqipëri “12 vallëzime pa një të shtunë”, që mban firmën e regjisores Vera Grabocka, rikujtoi disa prej protagonistëve të tij që janë edhe sot pjesë e Dance with me. Nën këtë fryme nostalgjie Ilir Avdyli, fitues i “12 vallëzime pa një të shtunë” dhe Valbona Selimllari, bashkëprezantuese e atij spektakli, interpretuan në skenën e Dance with me , këngën hit të asaj kohe “Time of my life". Koreografia e realizuar nga Ilir Avdyli, të shoqëruar dhe nga trupa e balerinëve profesionistë të Tv Klan, Valbona ngjante ngjante si një prej balerinëve, ku me sukses realizoi dhe padjeshkën që simbolizon këtë kërcim.
