Salla e Dance with me ishte mbushur të hënën me fansa por dhe familjarë të konkurentëve. Njëri prej tyre erdhi vetëm pak orë më parë nga Gjermania, për të surprizuar dhe kërcyer me motrën e tij. Bledi Bejleri, vëllai i Ildës, është një prej balerinëve shqipatrë që nderojnë vendin tonë të teatrot e botës. Ai prej 4 vitesh është primobalerinë në teatrin shtetëror të Baden Utenberg në Gjermani. Dhe pas 11 vitesh shkëputje nga skena shqiptare, ai u rikthye në Dance with me për të kërcyer me motrën e tij. Siç u shpreh dhe Bledi pas interpretimit, Publiku shqiptarë është ai që e emocionon më shumë. Ndërsa për vetë Ildën, ky ishte një nga momentet më të bukura që do të mbetet I paharrueshëm për të gjatë kësaj experience në Dance with me.
