Në Londër është duke u zhvilluar Bienalja e Dizajnit dhe veprat e ekspozuara në qytet kanë qenë në votim për publikun nga data 7 deri më 19 shtator. Në to bënte pjesë edhe Shqipëria me veprën e Helidon Xhixhës “Bliss”. Pas datës 19 shtator londondesignbiennale.com ku bëheshin votimet ka shpallur rezultatet dhe Shqipëria ka dalë fituese.

Një lajm shumë i bukur dhe gati i papritur për artin modern shqiptar. Në këtë biennale ishin dhënë më parë edhe çmimet e jurisë ndërkombëtare. Ato ishin Medalja e Bienales së Dizajnit Londër 2016 (Liban), Medalja Utopia (Rusi) dhe Medalja Jaguar e Inovacionit (Zvicër).