Ndarja tragjike nga jeta e birit të vetëm në moshë fare të re ishte tronditëse për Vera Laçin, këngëtaren e njohur të muzikës shiptare. Katër vjet më parë, një aksident tragjik me motor i mori jetën Denit dhe pas atij momenti, jeta për Verën dhe familjen e saj nuk mund të ishte më njësoj: “Prej nga ai moment, gjithÒ«ka në familjen tonë ndryshoi totalisht, është një dhimbje që nuk ka ngushëllim. Është e tmerrshme si për nënën, ashtu edhe për babin, edhe pse thonë se baballlarët e përjetojnë dhimbjen ndryshe… Nga ajo ditë jeta ka ndryshuar, dhimbja është gjithmonë aty dhe e tmerrshme, kalojnë ditët, por dhimbja është e njëjtë.”

Dhe sikur të mos mjaftonte, pak javë më parë, familja e Denit u trondit nga një ndarje tjetër po aq e dhimbshme.

Pas goditjes së rëndë që mori nga vdekja e djalit 4 vjet më parë nga aksidenti, Vera u trondit dyfish pak janvë më parë pasi humbi jetën një njeri tjetër i rëndësishëm për të. Këngëtarja ishte sot e ftuar në “Rudina” për të treguar traumën e madhe që ka kaluar edhe gjatë këtyre javëve. Dhimbja iu thellua edhe më shumë pasi Denit iu bashkua edhe Bora – një njeri shumë i dashur për të, motra e tij. Mediat dhe portalet aluduan që Bora ishte e fejuara e Denit dhe se kishte vrarë veten, por e vërteta, tregon Vera, është krejt ndryshe nga lajmet e shëmtuara që kanë qarkulluar gjatë këtyre javëve: “Bora nuk ishte e fejuara e Denit. Deni me Borën kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë vëllazërore, ndaj edhe ajo në letrën e saj shkruan se fëmijët e tij do ta quanin hallë….” – rrëfen Vera.

Lajmi që Bora Haxhiaj vetëvritet për shkak të dashurisë, tregon Vera, ishte lajmi më i shëmtuar gjatë atyre ditëve, sepse ajo vetë u thoshte lamtumirë të gjithëve: “Unë po shkoj ku është edhe vëllai im Deni…”  

Kur Deni ishte njohur me Borën, ishte i fejuar, dhe nuk kishte arsye të aludohej për një raport tjetër, sqaron Vera, e cila kujton mes lotësh momentet e të birit me Borën pak ditë para se ai të ndahej nga jeta: “Djali, në atë kohë ishte i fejuar. Është për të ardhur keq me lajmet që abuzuan, sepse lëndohen shumë njerëz që nuk duhet. Bora nuk kishte arsye të vriste veten. Bora ishte motra e tij… Ajo vetë shkruante “Të dashur prindërit e mi të dytë, unë do isha halla e fëmijëve të Denit….”

Edhe fundi tragjik i Borës ishte një abuzim tjetër mediatik. E vërteta është se ajo nuk vrau veten, por pati të njëjtin fund si Deni. Pas një devijimi me makinë për të shpëtuar shoqen e saj shtatzënë, Bora pësoi një goditje të fortë me makinë dhe nuk ia doli dot. Edhe pse luftoi deri në fund: “Bora bëri aksident më 10 shkurt të këtij viti në Vlorë, pas një devijimi me makinë për të shpëtuar shoqen, sepse ishte shtatzënë. Pas tronditjes së parë, Bora kaloi një mpiksje gjaku në tru, e cila fillimisht u duk sikur nuk ishte serioze. Pasi erdhi në Tiranë, u dërgua në Itali e më pas në Londër. Iu nënshtrua një operacioni të gjatë 9-orësh, por nuk arriti t’ia dalë.”

Një humbje e dyfishtë që edhe dhimbjen e ka të dyfishtë. Jo vetëm sepse nga jeta u larguan dy të rinj ende pa gëzuar e jetuar vitet e tyre më të bukura, por edhe sepse u lanë prindërve një plagë të hapur në zemër. Vera tregon se Deni dhe Bora janë bashkë tashmë dhe, ndoshta, mirësia që ata dy fëmijë përcillnin te të gjithë, do të kthehet në forcë për familjarët e tyre për të vazhduar para jetën… edhe për hatër të ditëve që ata nuk i jetuan dot.